Feja islame

Feja  islame

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71) Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...



Me çfarë logjikë apo parim të fesë rrënimi dhe shkatërrimi konsiderohet xhihad?!

Pasi që në fillim të tekstit elaboruam për metodologinë e shejtanit në lajthitjen e njerëzve dhe treguam se çështja e ekstremizmit dhe teprimit në fe është një prej kurthave të tij për largimin e njerëzve nga rruga e drejtë dhe këtë e argumentuam me havarixhët dhe ata që u mashtruan me idetë e tyre, kuptuam se rruga e sigurisë prej sprovave dhe devijimëve është kthimi tek dijetarët. Rasti i Ibën Abbasit dhe Xhabirit, radijall-llahu anhuma, është argument i qartë për rrëndësinë e diturisë në mbrojtjen e njeriut nga devijimi.

Pas kësaj themi; ajo që këto ditë po ndodhë në Arabinë Sauditë, rrënimet dhe shkatërrimet në Rijad, bajtja e armëve dhe mjeteve shpërthyese në Mekke dhe Medine, na e përkujton të kaluarën e idhët. E gjithë kjo është rezultat i devijimit nga rruga e drejtë për shkak të ekstremizmit dhe teprimit të cilin ua ka zbukuruar shejtani. Më e shemtuara e këtyre veprave të dhunës dhe fesatit në tokë është konsiderimi i tyre xhihad. Me çfarë logjikë apo parim të fesë vrasja e njerëzve, vrasja e muslimanëve dhe mosbesimtarëve që kanë hyrë me marrëveshje në shtetin musliman, frikësimi i njerëzve që duheshin të janë të sigurt, rrënimi dhe shkatërrimi i ndërtesave mbi banoret e tyre konsiderohet xhihad.

Do të mundohem që në këtë vend të tuboj argumente të Kuranit dhe Sunnetit për ndalimin dhe rrezikun e vrasjes së njeriut të pafajshëm në sheriatin tonë dhe në sheriatin e pejgamberëve para neve. Do të përmendi gjithashtu disa tekste të Kuranit dhe Sunetit për dispozitat e vetëvrasjes në Islam për vrasjen e muslimanëve dhe jobesimtarëve që në vëndin islam kanë hyrë me marrëveshje. To të flas për vrasjen e tyre me qëllim apo gabimisht. E gjithë kjo me qëllim të paraqitjes së argumentit dhe sqarimit të rugës së drejtë. Të shkatërrohen me argument ata që u shkatërruan dhe ta bëjë të jetojë me argumente atë që jetoi.

All-llahun e lus që ti udhzon ata që kanë devijuar që ti nxjerr nga erësirat në dritë, që ti mbron muslimanët nga sherri i qëllimkëqinjëve. Ai, subhanehu ve teala, dëgjon çdo gjë dhe u përgjigjet lutjeve.


Mbi çështjen e vrasjes dhe rreziku i tij në sheriatet e pejgamberëve të kaluar


All-llahu, subhanehu ve teala, për njërin prej djemve të Ademit, alejhi selam, thotë: Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (Maide, 30)

Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. (Maide, 32)

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotë: Asnjë shpirt nuk mbytet padrejtësisht e që biri i Ademit (që e vrau vëllaun e vet) të mos ketë një hise të mëkatit. Ai ishte i pari që e shpiki vrasjen Buhari (3335) dhe Muslim (1677)

All-llahu, subhanehu ve teala, duke na e rrëfyer ndodhinë e Musaut dhe Hidrit thotë: Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar! (Kehf, 74)

e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq. Ai (Musai) tha: "Kjo është prej veprave të djallit, e s'ka dyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje. Ai tha: "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!" Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues. (Kasas, 15-16)

Salim ibën Abdullahi thotë: O banorë të Irakut! Nuk ju pyes për mëkatin e vogël e që tu ngarkoj me (mosnjohjen e) mëkatit të madh. Kam dëgjuar babën tim Abdullah ibën Umerin, rad-jall-llahu anhu, thoshte: çrregullimi do të vjen prej atje, duke bërë shenje kah lindja, atje do të del briri i shejtanit në kohë që ju do të vritni njëri tjetrin me shpatë. Me të vërtetë Musa, alejhi selam, e vrau njeriun gabimishit (hataen) e All-llahu, subhanehu ve teala, i tha: Ti e pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. (Ta Ha, 40) Muslim (2905)

Kjo fjalë e Salimit i referohet ndodhisë kur një banor i Irakut e pyeti Abdull-llah ibën Umerin, radijall-llahu anhu, për gjakun e mushkonjës e ai është përgjigjur: shikoni këtë njeri po më pyet për gjakun e mushkonjës e këta (banorët e Irakut) e kanë vrarë birin (nipin) e të Dërguarit, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, për të cilin i Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Ata janë dy lule (krizantema) të xhennetit. D.m.th. Hasani dhe Husejni, rad-jall-llahu anhuma. Buhari (5994).

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie. (Bekare, 84)

Dhe thotë: Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. (Maide, 45)


Mbi vetëvrasjen me qëllim apo gabimisht


All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun. (Nisa, 29-30)

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotë: Kush e mbyt vetvetën me diç (ndonjë mjet) të dynjasë do të denohet më të ditën e gjykimit. Buhari (6047) dhe Muslim (176) këtë hadith e transmeton Thabit ibën Dah-haki

Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, transmeton se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Kush e mbyt vetën e tij duke u hudhur prej kodrës do të hudhet ashtu në zjarrin e xhehennemit përgjithmonë, e kush e vret duke pirë helm, helmi i tij do të jetë në dorën e tij dhe do të helmohet më të në xhehennem përgjithmonë, e kush e mbyt vetën e tij me hekur me atë hekur do të mbyt vetën e tij në xhehennem duke e ngul në barkun e vet, përgjithmonë. Buhari (5778) dhe Muslim (175)

Ebu Hurejreja, radijallahu anhu thotë: I Dërguari i All-llahut , sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotë: Kushe mbyt vetën e tij duke u varë me konop do të varet në zjarr, e kush e mbyt me goditje të thikës do të shpohet me të në zjarr. Buhari (1365)

Ky hadith në Musnedin e Ahmedit ka vazhdim: dhe ai që e mbyt vetën duke u hudh në zjarr do të hudhet në Zjarr (xhehennem). Ahmed (9618) shih Silsietul ehadith Es-Sahiha nr.3421

Hasani thotë: Na ka treguar Xhundubi, radijallahu anhu, në këtë xhami një gjë të cilën nuk e kam harruar as që frikohem se do ta harroj dhe nuk dyshoj se Xhundubi tia kishte mveshur këto fjalë të Dërguarit, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem. Tha: I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka treguar rastin e një njeriu i cili ishte i plagosur dhe nga padurimi për dhimbjet mbyti vetën e tij. Për të Zoti, subhanehu ve teala, tha: Nxitoi robi im, ja kam ndaluar xhennetin. Buhari (1364) dhe Muslim (180)

Në Sahihun e Ibën Hibbanit është shenuar ky hadith: Një njeri që ishte plagosur u largua drejt majës së kodrës nxorri shpatën dhe e theri vetën (mbyti vetën e tij). I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, nuk ia falinamazin e xhenazës. Shih Mevaridudh-Dhaman (763) Albani këtë hadith e ka vlerësuar si të saktë në përgjithësi me gjitha transmetimet qe i ka Sahihut-Tergib ve Terhib (2457)

Nëse vetëvrasja ndodhë gabimisht pa qëllim atëherë njeriu nuk ka mëkat. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht (Ahzab, 5)

Dhe duke i mësuar muslimanët se si duhet bërë dua thotë: Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! (Bekare, 286) pastaj është përgjigjur në hadith kudsij E kam bërë atë. Muslim (126)


Mbi vrasjen e muslimanit padrejtësisht me qëllim apo gabimisht


Vrasja e muslimanit në sheriatin Islam mundët të analizohet nga dy pikëpamje. Vrasja e tij me të drejtë e cila përfshin denimin me vdekje (kisas dhe hadd) dhe vrasja e tij padrejtsisht e cila ndahet në dy lloje me qëllim dhe gabimisht.

All-llahu, subhanehu ve teala, për vrasjen qëllimisht thotë: Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh. (Nisa, 93)

Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. (Furkan, 68-70)

mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. (Enam 151)

Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh. (Isra, 31)

S'ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim. (Enam, 140)

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotë: Gjëra e parë për të cilën do të gjykohen njerëzit ditën e gjykimit është gjaku. Buhari (6864) dhe Muslim (1678)

Rrëndësinë e pacenueshmërisë se gjakut, pasurisë dhe nderit e ka potencuar i Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, i cili e ka ngritur në nivel të shenjtërisë së ditës së bekuar, muajit të bekuar dhe vendit të bekuar.

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ne hutben lamtumirese të cilën e transmeton Ebu Bekrete, radijallahu anhu, thotë: A e dini cila ditë është kjo? All-llahu dhe Resulullahi e dijnë më së miri u-përgjigjëm. Heshti saqë menduam se do ta emëron me një tjetër emër. Tha a nuk është kjo dita e Arifës? Po-u përgjigjëm. Pastaj pyeti cili muaj është ky? All-llahu dhe Resulullahi e dijnë më së miri -u përgjigjëm. Heshti saqë menduam se do ta emëron me një tjetër emër. Tha a nuk është ky muaji i Dhul Hixhxhes. Po-u përgjigjëm. Pastaj pyeti cili vend është ky? All-llahu dhe Resulullahi e dijnë më së miri u-përgjigjëm. Heshti saqë menduam se do ta emëron me një tjetër emër. Tha: A nuk është ky vend Bejtul Harami (Arefati)? Po-u përgjigjëm. Pastaj tha: Gjaku juaj, pasuria juaj namusi (nderi) juaj janë të pacenueshme siç është e pecenushme shenjtëria e kesaj dite në këtë muj dhe në këtë vend. Pastaj pyeti: A ua kumtova këtë? Po- u përgjigjëm. E ai tha: O Zoti im dëshmo. I pranishmi le të njohton atë që mungon sepse ndodh që ai i cili ka munguar më mirë do të kupton se sa i pranishmi. Mos u ktheni pas meje në mosbesim duke e goditur qafën e njëri tjetrit me shpatë Buhari (67) dhe (1741) dhe Muslimi (1679)

Këtë hadith e vërtetojnë transmetimet e Ibën Abbasit, radijallahu anhu në Buhari (1739), Ibën Umerit, radijallahu anhu në Buahri (1742) dhe i Xhabirit, radijallahu anhu në Muslim (1218)

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, në mesin e shtatë mëkatëve më të rënda ka përmendur edhe mbytjen e njerut padrejtësisht. Buhari (2766) dhe Muslim (145)

Ibën Umeri, radijallahu anhu thotë i dërguari i All-llahur, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Njeriu do të mbetet në gjersinë e fesë së tij nëse nuk derdh gjak të ndaluar. Ibnë Umeri, radijallahu anhu, thotë: Prej gjërave më të ngatërruara prej të cilave nuk do të del ai që është mveshur me të është derdhja e gjakut të ndaluar. Buhari (6863) dhe (6862)

Ubade ibën Samit, radijallahu anhu, rrëfen: Ishim te i Dërguari i All-llahut , sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, dhe ai na tha: Nese ma jepni besën se nuk do ti përshkruani ortak All-llahut, nuk do të bëjni marrëdhënie ta paligjshme, nuk do të vjedhni dhe nuk do të mbytni njeriun padrejtësisht, atij që e ka çuar në vend besën e tij All-llahu, subhanehu ve teala, do tia japë shpërblimin që e meriton e ai që bën ndonjë prej këtyre gjërave pastaj denohet në dynja ajo do të jetë kefaret (shpagim nga mëkatet) për të. Ai i cili i bën këto dhe All-llahu ia mbulon në këtë botë çështja e tij është në duart e All-llahut, subhanehu ve teala, nëse don ia falë dhe nëse don e dënon. Buhari (18) dhe Muslim (1709) dhe ky është transmetimi i Muslimit

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, në hadithin të cilin e transmeton Ibën Umeri, radijallahu anhu, gjithashtu ka thënë: Kush bartë armë kundër neve (muslimanëve) nuk është prej neve (muslimanëve). Buhari (6874) dhe Muslim (161)

Abdullah ibën Mesudi , radijallahu anhu rrëfen: I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Nuk lejohet gjaku i muslimanit i cili dëshmon se nuk ka hyjni tjetër përpos All-llahut dhe dëshmon se unë jam i dërguari i tij përpos me një prej këtyre tre gjërave: vriten nëse ka vrarë, nëse ka bërë imoralitet pasi që është martuar dhe nese e braktis fenë dhe largohet nga bashkësia e muslimanëve.

Po nga ai transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Fyerja e muslimanit është mëkat kurse mbytja e tij është kufr. Buhari (48) dhe Muslim (116).

Ibën Abbasi, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Tre lloj njerëz janë që All-llahu i urren më shumë: Ai që nuk respekton shenjtërinë e Mekkes duke bërë vepra të liga , ai që në Islam kërkon tradita të injorancës dhe aiqë kërkon që padrejtësisht tia derdh gjakin njeriut. Buhari (6882)

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët. (Bekare, 178)

Ibën Umeri, radijallahu anhu, rrëfen rastin kur një djalosh i ri është vrarë e Umeri, radijallahu anhu, ka thënë: Do ti dënoj gjithë ata që kanë marrë pjesë në mbytjen e tij qofshin ata edhe gjithë banoret e Sana-së. Buhari (6896)

Mugire ibën Hakimi e transmeton të njëjtën ndodhi me shtojcë në fillim katër persona e kanë vrarë një djalosh e Umeri , radijallahu anhu, ka thënë


(Vijon) Zgjohu oj rini! (2) Adhurimi dhe gradat e dashurisë



E gjithë feja është përfshirë në termin Ibadet. Një hadith sahih tregon se Xhebrali, alejhi selam, erdhi tek i Dërguari, alejhi selam, në formën e një njeriu të panjohur dhe e pyeti atë për Islamin.

Pejgamberi, alejhi selam i tha: Islami është: Të dëshmosh se s`ka të adhuruar tjetër, me të drejtë, përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin në Meke nëse ke mundësi. Xhebraili e pyeti: Çfarë është imani? Ai tha-: Imani është të besosh Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit, kaderin në të mirë e në të keqe. Xhebraili pyeti: Çfarë është ihsani: Ai tha-: Të adhurosh Allahun sikur e sheh, edhe pse ti nuk e sheh, Ai të sheh ty. Në fund të hadithit i Dërguari, alejhi selam, tha: Ishte Xhebraili erdhi t`ju mësojë fenë tuaj Muslimi

Të gjitha këto janë pjesë e fesë Islame. Fjala din (fe) përmban në vetvete kuptimin e përgjërimit e të nënshtrimit që nënkupton: Ta adhurosh, ti bindesh Allahut e të jesh i përulur para Tij, kjo është feja e Allahut, Islami. Fjala ibadet ka gjithashtu kuptimin e nënshtrimit dhe përuljes. Në arabisht një rrugë mund të përshkruhet si tarik mu`abed rrugë e lëmuar (ky është kuptimi gjuhësor i fjalës ibadet, sh.r) dhe njerëzit ecin lehtësisht në të. Por lloji i ibadetit që ne jemi urdhëruar të kryejmë, përfshin nënshtrimin dhe dashurinë maksimale ndaj Allahut.

Llojet e dashurisë

Shkalla më e lartë e dashurisë është tatajum (magjepsje e plotë), ndërsa shkalla më e ulët e dashurisë është alakah, kur zemra është e lidhur ngushtë me atë që do, pastaj vjen sababeh (tërheqje), kur zemra zbrazet nga çdo gjë tjetër, pastaj garam (pasion) kur dashuria asnjëherë nuk largohet nga zemra, pastaj ashk (dashuri e flaktë) dhe përfundimisht tatajum. Kur thuhet që një person Tejeme Allah e do shumë Allahun, kjo nënkupton se ai e adhuron Allahun dhe i robërohet Atij sepse e do.

Kur një person nuk e pëlqen dikënd por megjithatë i nënshtohet atij, ky nuk është adhurim e as robërim, sikurse nuk konsiderohet adhurim nëse do dikënd por nuk i nënshtrohesh atij. Ngjashëm me këtë, është ai njeri që mund të dojë fëminë ose mikun, por as kjo nuk konsiderohet adhurim e as robërim. Ndërsa në adhurimin e Allahut duhet patjetër të jenë të pranishme dashuria dhe nënshtrimi. Njeriu duhet të ketë dashurinë më të madhe për Allahun, e Ai duhet të jetë më i madhëruar për robin se çdo gjë tjetër, sepse asnjë nuk meriton dashuri dhe robërim të plotë përveç Tij. Dashuria maksimale ndaj të tjerëve përveç Allahut, është dashuri e pa vlerë, ndërsa madhërimi i të tjerëve përveç Allahut është adhurim i kotë. Allahu i Madhëruar thotë:


Thuaju (O Muhamed): Në qoftë se etërit tuaj, djemtë, vëllezërit, bashkëshortet, të afërmit tuaj, pasuria që ju keni fituar, tregtia tek e cila keni frikë humbjen dhe vendbanimet tuaja ku ju gjeni kënaqësi, janë më të dashura për ju se Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe se lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të sjellë Vendimin e Tij, Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e pabindur. Teube 24

Vetëm për Allahun

Dashuria dhe bindja e plotë duhet të jenë vetëm për Allahun, të Dërguarin dhe për të fituar kënaqësinë e Tij.


... e më e drejtë është që ata të kënaqin Allahun dhe të Dërguarin e Tij nëse janë besimtarë. Teube 62

Ibadeti dhe gjërat që janë të lidhura me të, si mbështetja e plotë në Allahun, frika e të tjera si këto, duhet të jenë vetëm për Allahun, ashtu siç thotë Allahu:


Thuaj (O Muhamed): O ithtarë të librave të parë! Ejani te një fjalë që është e drejtë dhe përbashkët mes nesh dhe jush: Të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, të mos i vemë shok Atij në adhurim, e të mos marrim të tjerë për zota përveç Tij. Pastaj në qoftëse ata largohen, thuaju: Dëshmoni për ne se jemi muslimanë. Ali Imran 64


Sikur të ishin kënaqur me atë që u dha Allahu dhe i Dërguari i Tij, e të thonin: Allahu është mëse i mjaftueshëm për ne! Allahu do të na furnizojë nga begatitë dhe i Dërguari i Tij nga lëmoshat. Tek Allahu i kthejmë shpresat tona duke iu lutur Atij. Teube 59

Vetëm Allahut dhe të Dërguarit të Tij i takon të japin, Allahu thotë:


... Dhe çfarëdo që t`ju japë i Dërguari, merreni dhe çfarëdo që ai jua ndalon hiqni dorë prej saj dhe kini frikë Allahun. Vërtet Allahu është i Ashpër në ndëshkim. Hashër 7

Allahu është i Vetmi që na mjafton neve, Allahu thotë:


E ata (besimtarëve) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: Vërtet, populli (idhujtarët) ka grumbulluar kundër jush (një ushtri të madhe) kështu që frikësojuni atyre.

Por kjo në të vërtetë vetëm ua shtoi besimin dhe thanë: Ne na mjafton Allahu dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve. Ali Imran 173


O Pejgamber! Allahu është mëse i mjaftueshëm për ty dhe për besimtarët që të ndjekin ty. Enfalë 64

Ajeti i fundit ka kuptimin: I mjaftueshëm për ty dhe për ata që të ndjekin ty, është Allahu. Kush mendon se ajeti ka kuptimin: Allahu dhe besimtarët bashkë me Të, të mjaftojnë ty, ka bërë një gabim të madh. Allahu thotë:


A nuk është Allahu më i Mjaftueshmi për robin e Tij? Zumer 36

Si përfundim, ne mund të themi se termi rob (abd) ka kuptimin e atij që i është robëruar Allahut, që i nënshtrohet dhe i ndjek ligjet universale të caktuara prej Tij. "Banorët më të pakët në xhennet"


Vërejta shenja të brengosjes në fytyrën e vajzës sime Sarës. E pyeta nënën e saj mos është e sëmurë, ose mos është mërzitur nga suksesi i ndonjë provimit, edhe pse unë isha i bindur se ajo ka sukses shumë të mirë.

Gruaja mi mohoi këto dy çeshtje, mohoi të ket qenë Sara e sëmurë dhe mohoi të ket marur notë të vogël në provim.

Kërkova nga gruaja ime që me butësi dhe dalngadal të hyjë në bisedë e ta pyes për shkakun e brengosjes së saj të dukshme dhe dola nga shtëpia për të arritur në takimin e caktuar më herët.

Në mbrëmje e pyeta gruan time: a kuptove pse ishte Sara shumë e brengosur gjatë ditës?

Në buzëqeshje gruaja ime më tha: po kuptova.

Thashë: inshaAll-llah është gjë e mirë.

Më tha: e kishte brengosur një hadith i Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilin e kisghte lexuar.

Thashë: vallë, a ka mundësi që hadithet e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] të brengosin kënd? Ata shkaktojnë qetësi në zemrën e çdo besimtarit.

Tha: e kishte brengosur hadithi i Pejgamberi [alejhisselam] që tregon se gratë do të jenë me numër më të vogël në xhennet!

U qesha dhe thashë: e dashura ime, bija ime, ku është ajo?

Ma ktheu gruaja: ngadallere këtë gjë pas darkës.

I thashë: jo tani, sepse dëshiroj që të ha darkën e qetësuar.

Shkova në salon ku e gjeta Sarën të ulur duke shkruar detyrat e shtëpisë. U ula afër saj, pasiqë e përkdhela në kokë.

I thashë: Sara, si të shkon mësimi?

Më tha: shumë mirë, All-llahut i qofshim falë.

I thashë: a krejt shoqet e tuaja në klasë janë të shkëlqyeshme?

Tha: jo, vetëm pesë janë të shkëlqyeshme.

I thashë: sa nxënëse ka klasa jote?

Tha: tridhjet nxënëse.

I thashë: pra, përqindja e nxënësve të shkëlqyeshme ndaj tjerave qenka e vogël?

E buzëqeshur tha: po, babai im.

I thashë: a nuk të bën më të dalluar kjo situatë, se sa po të ishte numri i nxënëseve të shkëlqyera njëzet?

Tha: gjithsesi babai im. Të jemë njëra prej pesë të shkëlqyerave më bën më të dalluar se të jemë njëra prej njëzët të shkëlqyerave.

I thashë: kjo të gëzon, pra?

Tha duke u qeshur: normalisht.

I thashë: kështu duhet të gëzohesh kur të kuptosh se numri i grave në xhennet është ma i vogël.

Kuptoi Sara qëllimin nga debati im me te. Kuptoi se nëna e saj më ka treguar për brengosjen e saj nga shkaku se gratë janë me numër më të vogël në xhennet.

I thashë duke vazhduar bisedën: poqëse je nga këta pak gra që do të jenë banore të xhennetit, kjo duhet të të gëzojë dhe të ndihesh krenare, sepse ua ke kaluar shumë gravë të ngjajshme, të cilat nuk e kan fituar xhennetin.

Tha: mirëpo babai im, frikësohem se ndoshta nuk do të jemë nga ato të pakëtat?

I thashë: a nuk frikësohesh ndonjë herë se nuk do të jeshë e shkëlqyeshme?

Tha: gjithsesi.

I thashë: çka të shtynë të bësh kjo frikë?

Tha: të mësoj ma shumë dhe të lodhem ma tepër duke përsëritur dhe duke memorizuar.

I thashë: kështu edhe frika se ndoshta nuk do të jeshë nga ato gratë e pakëta që do të hyjnë në xhennet, duhet të të shtyjë që ma tepër ta respektosh All-llahun dhe Pejgamberin.

Në fytyrën e Sarës u shfaqën shenjat e rehatisë dhe dukej e qetësuar.

I thashë: Sara ma kujtove një njeri i cili lutej dhe thoshte: All-llahu im, më bë prej të paktëve.

Më tha: baba, ai është burrë e jo grua.

I thashë: po. Omeri [radijall-llahu anhu] e kishte dëgjuar dhe i kishte thënë: Çka është kjo lutje? Ia ktheu njeriu duke i thënë: e kisha për qëllim Fjalën e All-llahut:

e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës. (Sebe: 13).

Tha: nesër para shoqeve të mia do të lutem: All-llahu im më bë prej të paktëve.

I thashë duke qeshur: do të ngjallish kërshërinë e tyre më këtë lutje?

Tha: do të më pyesin, ndoshta edhe do të më përqeshin për shkak të kësaj lutjeje.

I thashë: do të jetë moment që tu sqarosh atyreve se çke dëshiruar me këtë lutje të cilën e dëgjojnë për herë të parë.

(Sikurse iu kujtua Sarës diçka)

Tha: nëse ndonjë shoqe më pyet se ku është drejtësia nëse All-llahu ka bërë numrin më të vogël të banorëve të xhennetit prej grave?

I thashë: larg asaj që All-llahu të mos jetë i drejtë. I Lartësuar qoftë nga ky veprim. Bija ime, All-llahu nuk i ka bërë gratë me numër më të vogël në xhennet, porse ia ka zbuluar këtë fshehtësi Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem], e ai na ka treguar neve.

Poqëse drejtoresha e shkollës tënde i përgjigjet kontrollueses nga ministria e arsimit se numri më i vogël i nëxënëseve të shkëlqyeshme në këtë klasë është kaqVallë, do tu bante padrejtësi nxënëseve që sjanë të shkëlqyeshme ose ajo do tua kishte zgjedhur atyre këtë gjendje?!

Tha: normalisht, jo.

I thashë: kështu është puna edhe këtu, edhe pse All-llahut i takon shembulli më i mirë.

Tha: po, babai im, në hadith nuk asnjë fakt që aludon se All-llahu ka caktuar që gratë të janë me numër më të vogël në xhennet, mirëpo ka vetëm lajmërim mbi këtë gjë.

I thashë: ma lexo tekstin e hadithit, bija ime.

Sara e nxori një fletë të cilën e kishte mes fletoreve të saja, ku e kishte shkruar hadithin, e filloi ta lexojë:

Imran ibn Husejni [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

( )

Banorët me numër më të vogël në xhennet janë gratë. (Muslimi).

I thashë: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka thënë: All-llahu ka caktuar që banorët me numër më të vogël në xhennet janë gratë, por ka thënë: Banorët me numër më të vogël. Dallimi është i qartë mes këtyre dy shprehjeve.

Tha: Sa falënderuese dhe mirënjohëse jam ndaj teje, babai im. Brengën ma shndërrove në kënaqësi dhe qetësi , madje ma shtove entuziazmin dhe dëshirën për të qenë nga ato të paktat.

I thashë: ti je prej tyre, së pari me mëshirën e Zotit, e pastaj me të kapurit për fenë dhe bamirësin ndaj prindëve tuaj, të cilët janë të kënaqur ndaj teje. Mëkatet dhe sëmundjet (me rastin e ditës botërore të Aidsit)


Të nderuar besimtar para disa ditëve ishte dita botërore e hiv virusit ose sëmundjes së re e cila quhet sëmundja e Aidsit.

Duke pasur parasysh jehonën e madhe që kishte kjo ditë në mediat lokale dhe ato botërore, na imponohet që të flasim për këtë temë dhe të shohim qëndrimin islam mbi këtë dukuri, e cila dita ditës po preokupon shumë seriozisht vëmendjen botërore.

Na imponohet të flasim për këtë temë për të parë njëkohësisht edhe vlerat e mëdha që ka në vehte Islami, e automatikisht edhe në si musliman.

Duke jetuar në zhurmën e këtyre lajmeve dhe ndodhive na bëhen edhe ma të qarta paralajmërimet pejgamberike dhe vlera e mësimeve Kur'anore, të cilat na mësojnë që të qëndrojmë shumë larg imoralitetit, i cili është baza e këtyre sëmundjeve.


Të këqijat na vijnë si rezultat i veprave tona


Në fillim duhet ditur se çdo e keqe që na kaplon, qoftë sëmundje, varfëri, fatkeqësi, telashe, vuajtje është rezultat i veprave tona.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(30)

Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë. (Esh-Shura: 30).

(41)

Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat). (Er-Rum: 41).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(( : : ))

O ju mahaxher! Kur të sprovoheni me pes gjëra, kurse unë kërkoj strehim te All-llahu që mos ti takoni:

- Nëse përhapet imoraliteti në një popull e të bëhet publikisht, në mesin e tyre përhapen murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qenë në popujt që kanë kaluar para tyre;

- Nëse vjedhin në matje dhe peshojë, u vjen thatësia dhe varfëria, e padrejtësia e sulltanit;

- Nëse nuk japin zekatin, u ndalet shiu nga qielli, e po mos të ishin kafshët nuk do të binte shi;

- Nëse tradhtojnë marëveshjen e All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], All-llahu ua lëshon një armik të huaj e ua marin një pjesë që kanë në dorë;

- Nëse prijësit e tyre nuk gjykojnë me librin e All-llahut dhe zgjedhin nga ajo që ka shpallur All-llahu, All-llahu vështirësinë e ka bërë në mesin e tyre. (Hadithi është hasen, shiko Zinxhirin e haditheve të vërteta, nr. 106).


Çka është kjo sëmundje?


Aidsi është sëmundje e rezikshme, i cili shkakton paaftësinë e sistemit të imunitetit në trup të luftojë kundër shumë sëmundjeve, e zakonisht kjo sëmundje shkakton vdekjen.

Andaj Aidsi është shkurtesë e: Acquired Immun Deficiency Syndrome, që në përkthim do të thotë sindromi i fituar i mungesës së imunitetit.


Shkaqet e sëmundjes


Edhe pse disa studiues i hulutmojnë disa raste të kësaj sëmundjeje që nga viti 1959, mirëpo zbulimi i rastit të parë ishte nga hulumtuesit françez në vitin 1983 dhe të hulumtuesive amerikan në vitin 1984.

Ky virus përbëhet prej dy viruseve, i pari i zbulua në vitin 1985 dhe quhet HIV virusi, kurse virusin e dytë e quajtën HIV 2. Ky virus në esencë sulmon limfocidet, të cilat e ndihmojnë imunitetin e njeriut. Ky virus përhapet në këto qeliza dhe rrënon detyrën e rëndomtë të imunitetit.

Andaj njeriu që është infektuar me këtë virus u eksponohet bakterieve të ndryshme, me të cilat nuk infektohet njeriu i thjeshtë, ose që natyrisht nuk sëmurin.


Veçoritë e virusit Aids


1- Është shumë i dobët

2- Nuk reziston thatësirën

3- Nuk duron temperaturën e lartë.

4- Nëse infektohet me te nuk shërohet prej tij derisa të hyjë në var.

5- Nuk qëndron në një formë të caktuar, por zhvillohet shumë shpejt, andaj akoma shkenctarët nuk kanë gjetur ilaçin.

6- Nëse infektohet njeriu me këtë virus, fshehet shpejt brenda disa qelizave, edhe kjo është etapa e evoluimit, pastaj fillon ta shkatërron këtë qelizë dal ngadala, derisa të arrijë njeriu deri në fazën që nuk reziston bakteriet ose qelizat e dëmshme, sikur qelizat e kancerit. Kështu krijohet ajo që njihet sëmundja e fitimit të mangësisë së imunitetit.

7- Etapa nga hyrja e virusit në trupin e njeriut e deri në shfaqjen dhe manifestimin e dalluar të kësaj sëmundje dallon nga një njeri në tjetrin. Tek fëmjët për dy vjet, kurse te të moshërriturit nga 7 deri në dhjet vjet. Kjo etapë shkurtohet nëse i ndodhin edhe sëmundje tjera ose nga shkaku i ushqimit të dobët. Andaj në afrika etapa mesatare është pesë vjet, për shkak ushqimit të dobët dhe për shkak të malaries, kurse etapa mestare në shtetet e zhvilluara për shkak të ushqimit të mirë është dhjetë vjet.

8- Këtë njeri e kaplon sëmundje e lukthit që nga momenti kur hyn ky virus në trupin e tij.

9- Ky virus vdes menjëher nëse i eksponohet diellit, ajrit ose lëndëve të dezinfektimit, mirëpo nëse mbetet në gjak ose në mbeturinat nga jashtëqitja, mund të mbeten ma gjatë, e nëse qëndron në gjëra të akullta, siç është psh sperma e konzervuar me akull, aty mund të jeton deri në dhjetë vjet.

10- Tregohet një rast ku një fëmijë është infektuar me këtë virus nga nëna e vet, mirëpo pas tre viteve humbet ky virus nga gjaku i tij, dhe ky rast i ka befasuar dhe habitur mjekët, si është e mundur të eliminohet ky virus.


Si përhapet ky virus


Ky virus përhapet në tre mënyra kryesore:

1- Me marëdhënie intime. Kjo mënyrë shkakton zakonisht infektimin e 90 % të rasteve.

2- Gjat transfuzionit të gjakut ose duke përdorur zhiletë ose gjëlpëra të përllomura me gjak të dikujt që është i infektuar. Në këtë kontekst përdorimi i gjëlpërave për drogë është mjeti më i rezikshëm për përhapjen e këtij virusi.

3- Bartja e këtij virusit nga nëna te foshnja gjat shtatëzanisë ose gjat lindjes, kjo mënyrë paraqet 30 % të rasteve, edhe pse ka mundësi që nëna e infektuar të lindë fëmijë të painfektuar.

Ky virus nuk përhapet nëpërmjet gotave, lugëve, përshëndetjes për dore, insekteve, etj.


Si të mbrohemi nga Aidsi


- Prej mjeteve më të rëndësishme të mbrojtjes nga kjo sëmundje vrasëse është devotshmëria dhe frika nga Zoti, ndalja në kufinjtë që i ka caktuar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe ruajtja e nderit nga rënia në marëdhënie intime të ndaluara.

- Kujdesi gjat transfuzionit.

- Mosparticipimi i tjerëve në përdorimin e zhiletave, brushave të dhëmbëve, gjilpërave, etj.


Pak statistikë


1- Rajoni i jugut të shkretëtirës së afrikës

Është shfaqur kjo sëmundje atje në fudnin e viteve të shtatëdhjeta dhe në fillimin e të tetëdhjetave.

Numri i të infektuarve me këtë virus ka aritur deri në 2.3 milion të infektuar.

Kurse tash janë infektuar deri në 3.8 milion njerëz.

Madje gjysma e rinisë deri në moshën 15 vjeçare në afrikën jugore dhe Zimbabve do të vdesin nga Aidsi.

Prej rezultateve të përhapjes së kësaj sëmundje në afrikën e mesme ishte mbyllja e shumë shkollave, sepse mësuesit e këtyre shkollave vdiqën nga kjo sëmundje.

2- Lindja e mesme

Ky virus në lindjen e mesme është paraqitur në fundin e të tetëdhjetave.

Numri i të infektuarve me këtë virus ka arritur 680 mijë njerëz deri në fund të vitit 2001. një e treta e të infektuarve janë femra.

Numri i të infektuarve rishtaz është 80 mijë njerëz.

3- Azija lindore dhe juglindore

Kjo sëmundje është shfaqur në këtë rajon në fund të tetëdhjetave. Kurse numri i të sëmurve ka arritur deri në 5.8 milion të infektuar. Të infektuarit rishtaz kanë arritur deri në 780 mijë njerëz.

4- Azija lindore dhe oqeani i qetë

Në këto vende kjo sëmundje ka arritur në fundit e viteve të tetëdhjeta, kurse numri i të sëmurve ka arritur deri në 640 mijë të infektuar, kurse të infektuarit rishtaz kanë arritur deri në 130 mijë.

5- Amerika latine

Filloi përhapja e kësaj sëmundje në Amerikën latinë në fundin e të shtatdhjetave dhe në fillimin e të tetëdhjetave.

Numri i të infektuarve me këtë sëmundje në këtë rajon është 1.4 milion njerëz. Kurse të infektuarit rishtaz arrin deri në 150 mijë.

6- Europa lindore dhe Azia e mesme

Kjo sëmundje në europën lindore ka depërtuar në fillimin e viteve të nëntëdhjeta. Numri i të infektuarve ka arritur deri në 700 mijë njerëz, kurse të infektuarit rishtaz arrinë deri në 250 mijë.

7- Europa perendimore

në këtë vend kjo sëmundje ka depërtuar në fundin e viteve shtatëdhjeta dhe në fillimin e të tetëdhjetave. Numri i të infektuarve me këtë sëmundje arrin deri në 540 mijë, kurse të infektuarit rrishtaz janë më shumë se 30 mijë.

8- Amerika veriore

Ka depërtuar në fund të viteve shtatëdhjet dhe në fillimin e të tetëdhjetave. Numri i të infektuarve ka arritur deri në 920 mijë, kurse të infektuarit rrishtaz janë 54 mijë.


Zgjidhja islame


Zgjidhja e problemit të sëmundjeve gjinore nuk mund të ndodh ndryshe përveç se duke iu përmbajtur mësimeve të fesë islame. Sipas mësimeve islame zinaja është e ndaluar, prostitucioni i fshehur dhe ai publik është i ndaluar. Denimet fetare për ata që bajën zina, ose hemoseksualizëm, ose të degjeneruarve në sferën seksuale, janë vendimtarë në këtë drejtim. Ndalimi i alkoolit dhe pijeve narkotike, ndalimi i shitjes dhe prodhimit të tyre poashtu. Zbatimi i vendimeve fetare për kriminelët, stimulimi për përhapje të vetëdijes fetare dhe shëndetsore, thellimi i besimit në zemrat e njerëzve, hartimi i programeve për luftë kundër përhapjes së imoralitetit në media dhe në shoqëri.

Të stimulojmë gruan të luan rolin e saj në shoqëri, e ajo është edukimi i fëmijëve dhe kujdesi për rendin dhe disiplinën në shtëpi, duke i ofruar jetë fisnike si nënë, motër, vajzë dhe grua.

Luftimi i të gjitha shkaqeve dhe mjeteve që ndihmojne imoralitetin dhe përhapin nihilizmin është e vetmeja garancë për tu ruajtur nga këto gjëra.

Preventiva është më e mirë se shërimi.

Këtë e kanë konfirmuar edhe mjekët jomusliman.

Dr. King në librin e tij Sëmndja sifilis thotë:

Shpresat që kemi pasur në mjetet tona moderne medicinale për të çrrënjosur ose së paku për të pakësuar sëmundjet gjinore kanë humbur. Shkaqet e përhapjes së këtyre sëmundjeve qëndrojnë në gjendjen shoqërore dhe ndryshimin e sjelljeve të njeriut. Është përhapur nihilizmi aq shumë në shoqëritë perendimore.

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke sqaruar burimin e këtyre sëmundjeve duke thënë:

(( ))

Nëse përhapet imoraliteti në një popull e të bëhet publikisht, në mesin e tyre përhapen murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qenë në popujt që kanë kaluar para tyre;. (Hasen, Ibn Maxheja).

Kurse imam Maliku në Muvetan ë tij tregon edhe një hadith për të cilin Shejh Albani thotë se është i dobët edhe si meukuf:

(( )) .

Çdo herë që përhapet zinaja në një popull, në atë popull shtohet vdekja.

Në fund një porosi për muslimanët.

O musliman kapuni për fenë tuaj, sepse vetëm kjo është litar i shpëtimit në dynja dhe ahiret. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:                                                                                                                                                                                                                             dezing by:m.3t.1

Radio
 
Ora
 
Ju jeni vizitori-ja
 

Ju jeni vizitori-ja
 
Heute waren schon 5 visitors (6 hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden